UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Anglisë për ndeshjen gjysmëfinale me Danimarkën

PUBLIKUAR

Portieri i Danimarkës Kasper Schmeichel u pengua me dritë të fortë laseri në njërin prej incidenteve të shumta gjatë takimit të së mërkurës në Wembley.

UEFA e ka hapur një procedurë disiplinore ndaj Anglisë, pas fitores së saj 2:1 kundër Danimarkës në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

Anglia fitoi 2:1 në kohën shtesë në Wembley dhe e siguroi një vend në finale ku do të përballet me Italinë më 11 korrik.

Pas rezultatit 1:1 në kohën e rregullt prej 90 minutave, takimi shkoi në kohë shtesë prej 30 minutave, ku Raheem Sterling e fitoi një penallti kontroverse pasi u rrëzua lehtësisht në zonën daneze.

Gjatë aksionit në të cilin anësori anglez e fitoi penalltinë, një top shtesë ishte në pjesën e fushë pranë tij, që nënkupton se ndeshja duhej të ndërpritej nga gjyqtari për ta larguar topin tepricë.

Më pas, një tifoz e pengoi portierin Kasper Schmeichel duke ia drejtuar laserin direkt në sy kur ai po përgatitej për ta pritur penalltinë e Harry Kane. Schmeichel e mbrojti goditjen nga pika e bardhë, por Kane shënoi nga topi kthyer.

Kishte edhe shqetësime të tjera në Wembley, të cilat i adresoi UEFA sot në mëngjes.

Shtëpia e futbollit evropian e publikoi një komunikatë për media me titullin: “Procedurë disiplinore ndaj Anglisë”.

“Organi për Etikë, Disiplinë dhe Kontroll i UEFA-s do të merret me këtë rast”, ka thënë UEFA në një komunikatë për media. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...