Udhërrëfyes i makronutrientëve për fillestarët: Çfarë janë dhe cila është rëndësia e tyre

PUBLIKUAR

Nuk mund të flisni për kalori pa i përmendur makronutrientët, sepse janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe për ta kuptuar rëndësinë e njërit, duhet ta dini edhe rëndësinë e tjetrit.

Çfarë janë makronutrientët?

Makronutrientët, ndryshe të njohur si ‘makrot’, janë tri grupet kryesore të ushqimit dhe burimi i kalorive të cilat ju nevojitet në baza ditore për të performuar mirë dhe për ta kryer çdo aktivitet, transmeton Telegrafi.

Tre makronutrientët kryesorë janë;

• Proteinat

• Yndyrat

• Karbohidratet

Ekziston edhe një makronutrient  i katërt, por për shkak se nuk përmban vlera ushqyese nuk përfshihet në këtë listë. Ky makronutrient është:

• Alkooli

Tani mund të pyesni se përse makronutrientët janë të rëndësishëm nëse kaloritë e vendosin faktin se a po shtoni, humbni apo mirëmbani peshën.

Arsyeja është se përderisa kaloritë e kontrollojnë peshën tuaj, makronutrientët luajnë rol më të madh në përbërjen e përgjithshme të trupit pas ndryshimit të peshës;

• Makronutrientët e ruajnë masën muskulore kur e humbni dhjamin

• Makronutrientët e minimizojnë shtimin e dhjamit kur ndërtoni muskuj

Për të kuptuar se si arrihen këto dyja, fillimisht duhet të shikoni vlerën kalorike të secilit makronutrient bashkë me rolin që e luajnë në trup.

Proteinat
Proteinat përmbajnë katër kalori për gram dhe janë të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e indeve të trupit, duke e përfshirë edhe masën muskulore. Proteinat gjithashtu ndikojnë që të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, transmeton Telegrafi.

Yndyrat
Yndyrat përmbajnë nëntë kalori për gram dhe janë makronutrienti me më së shumti kalori. Yndyrat janë të rëndësishme për konsumimin e vitaminave të tretshme të yndyrës dhe ndër tjerash, edhe për rregullimin e hormoneve. Yndyrat gjithashtu mund të shfrytëzohen si burim sekondar i energjisë kur mungojnë karbohidratet.

Karbohidratet
Karbohidratet, sikurse proteinat, përmbajnë katër kalori për gram dhe janë burimi primar i energjisë për trupin. Jo vetëm se i ushqen muskujt, por edhe sistemin tretës, trurin dhe funksionin e organeve tjera të rëndësishme.

Alkooli
Alkooli ofron shtatë kalori për gram por nuk ka vlerë nutricionale dhe kur metabolizohet është toksik për trupin.

SI T’I KALKULONI MAKROT TUAJA?

Posa ta keni vendosur qëllimin tuaj dhe t’i keni kalkuluar kaloritë ditore, atëherë mund t’i ndani makrot tuaja.

Proteinat = pasi proteina vendoset nga pesha, ju duhet ta shumëzoni sasinë e proteinave (p.sh. 0.8 gramë) me peshën e trupit tuaj në paund (jo në kilogram). Vlera e fituar nga ky shumëzim tregon sasinë ditore të proteinave të cilat duhet t’i konsumoni.

Yndyrat =  kalkuloni 30% të kalorive tuaja ditore pastaj pjesëtojeni atë me numrin 9 për të parë sasinë ditore në gram të yndyrave të cilat duhet t’i konsumoni.

Karbohidratet = merrni sasinë e mbetur të kalorive pas kalkulimit të proteinave dhe yndyrës, dhe pjesëtojeni atë sasi me numrin 4.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...