Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s zbarkojnë në Prishtinë, takojnë komandantin e KFOR-it

PUBLIKUAR

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer së bashku me komandantin suprem të aleancës për Evropë, gjeneralin Tod D. Wolters kanë bërë një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Ata kanë takuar komandatin e KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari me të cilin kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer së bashku me komandantin suprem të aleancës për Evropë, gjeneralin Tod D. Wolters kanë bërë një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Gjatë vizitës, Admirali BAUER dhe gjenerali WOLTERS u takuan me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc KAJÁRI, i cili i njoftoi me zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...