UBT-së i akreditohen programet të reja

PUBLIKUAR

1554540_753807808003826_1518641957767533710_nUBT-së i akreditohen programet të reja inovative dhe i riakreditohen për pesë vite.

Prishtinë, 2 korrik 2014- Për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe për herë të parë në UBT akreditohen programet e studimit, si: Sistemet e Informacionit/ MSc; Politika Publike dhe Menaxhimi/MA; Arkitekturë dhe Planifikimi Hapësinorë/MSc. Për këto programet akreditimi vlen për periudhën 3 vjeçare, 1 tetor 2014 – 30 shtator 2017.

UBT-së i ri-akreditohen programet e studimit për periudhën 5 vjeçare e ato janë : Sistemet e Informacionit/ BA; Juridik/ LLB (me specializime ne: Civil; Penal; dhe Ndërkombëtar); Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi/ MA (me specializim në: Financa dhe Kontabilitet Bankar; Marketing dhe Shitje; Ndërmarrësia dhe Inovacioni; dhe Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit), thuhet në komunikatën e lëshuar për shtyp nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

Po ashtu u lejohet hapja e degës së UBT-së në Ferizaj. Periudha e akreditimit të programeve të studimit në degën e Ferizajt është e njëjtë me periudhën e akreditimit në qendër.
Shpallja e rezultateve e procesit të akreditimit dhe riakreditimit të programeve dhe të institucioneve, u bë publike të martën pasdite. Kështu njofton, Zyra e Informacionit në UBT.

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...