U vu gurëthemeli i Xhamisë në Fshatin Rufc

PUBLIKUAR

Me organizim të banorëve të fshatit, para namazit të xhumasë, nën jehonën e tekbireve u vu gurëthemeli i Xhamisë në këtë fshat.

Krytari i KBI-së, Zaim ef. Baftiu i shoqëruar nga Kryeimami Burim ef. Arifi, anëtarë të KBI-së e Imam, ishin pjesë e këtij organizimi.

Kryetari Baftiu i uroi banorët e fshatit, duke treguar për vlerën dhe rëndësinë e Xhamisë në Islam, ndërsa falënderoi Drejtorin Naser Gashi dhe stafin e Organizatës International Charity Organization, e cila do të financojë ndërtimin e Xhamisë.

Parcelën për Xhami e dhuroi Ekrem Dragusha nga ky fshat.
Banorët për pjesëmarrësit organizuan një koktej rasti.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...