U vodhën para të gatshme në një veturë te rrethi Lipjanit, arrestohet njëri prej të dyshuarve

PUBLIKUAR

Njësia policore ka arritur të identifikojë dy të dyshuar meshkuj, të cilët kanë vjedhur nga një veturë një çantë ku kishte para të gatshme dhe disa gjëra personale te rrethi i Lipjanit.

Dje është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa nga paratë në euro dhe franga zvicerane, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati, ka bërë të ditur Policia Kosovës.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.

NJOFTIMI PLOTË NGA POLICIA KOSOVëS:

Te rrethi i Lipjanit 13.07.2019 – 18:20. Njësia policore ka arritur të identifikojë dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, të cilët kanë vjedhur nga vetura e ankuesit mashkull K-Shqiptar një çantë ku kishte para të gatshme dhe disa gjëra personale.

Me 15.07.2019 është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa nga paratë në euro dhe franga zvicerane, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.–

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...