U shpall hero i ditës pasi shpëtoi autobusin plot me nxënës, por pas pak ditësh kosovari u dëbua nga Gjermania

PUBLIKUAR

Në mëngjesin e të martës, Meent Brunken po e priste të vinte në punë Avni Mehana. Por, punëtori i tij nuk u paraqit.

Brunken i telefooi Mehanës por sërish asgjë. Pas pak atë e thërret vet Avniu dhe i tregon se së bashku me familjen ndodhet në autobus dhe po i dërgojnë drejt aeroportit gtë Hanoverit, prej nga do të fluturojnë për në Kosovë, shkruan nwzonline.de.

Ky është fundi i rrëfimit gjerman për Avni Mehanën, 47 vjeçarin nga Kosova, i cili prej dy vitesh jetonte në Gjermani, ku kishte ardhur si refugjat, transmeton albinfo.ch. Ajo që e kishte bërë të njohur Avniun, ishte akti i tij i guximshëm, kur, më 28 shkurt kishte ndihmuar 15 fëmijë të tmeruar të dilnin nga autobusi i rrëzuar në një përrockë. Kjo e kishte shndërruar njeriun e qetë nga Kosova hero të ditës në Gjermani. Nisur nga kjo rrethanë dhe nga fakti se ai punonte, prta nuk ishte i varur nga shteti, pritej me të drejtë që Avniu mbase të kursehej nga dëbimi në Kosovë.

Qytetarët e Ruhwardenit kishin nisur edhe aksionin kundër dëbimit. Por tash është vonë për gjithçka, përcjell albinfo.ch. Familja Mehana është dëbuar. Arsyeja: Kosova konsiderohet “vend i sigurt” dhe kjo nënkupton që pothuaj asnjë qytetar i saj nuk i plotëson kushtet ligjore për azil. Avniu pastaj,siç shkruan gazeta, nuk kishte ndonjë bazë politike në kërkesën e tij për azil.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...