U raportua se i kërkoi Ukrainës të dorëzohet para kërkesave ruse, reagon Izraeli

PUBLIKUAR

Zyrtarët izraelitë kanë hedhur poshtë raportimet e mediave se Izraeli i ka kërkuar Ukrainës “të dorëzohet” ndaj kërkesave ruse gjatë negociatave.

Izraeli është përfshirë në përpjekjet për tentim të dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Kryeministri i tij, Naftali Bennett ka udhëtuar në Moskë për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin të shtunën e kaluar, dhe ka biseduar përmes telefonit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në disa raportime të mediave është sugjeruar se Bennett ka tentuar të shtyjë Ukrainën që t’ua vë veshin kushteve ruse për dhënie fund të luftës.

Mirëpo një zyrtar i lartë izraelit kanë thënë se raportimet janë “të rreme”.

“Bennett nuk i ka treguar kurrë Zelenskyt si të veprojë, dhe as nuk synon diçka të tillë”, ka thënë ky zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në fakt, “Izraeli është duke sugjeruar se Rusia duhet t’i vlerësojë ngjarjet në mënyrë në adekute”, ka thënë këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhaylo Podolyak, përmes një postimi në Twitter./rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...