“U preka aq shumë, hyra në një dozë të madhe të mërzisë”, Naser Gjinovci flet mes dhimbjes për Shemin

PUBLIKUAR

Në Teatrin Kombëtar po mbahet një mbledhje komemorative në kujtim të këngëtarit të ndjerë Shemsi Krasniqi, anëtar i grupit Ilirët, i cili la pas një trashëgimi të rëndësishme në muzikën urbane shqiptare.

Familjarë, miq, kolegë dhe artdashës janë mbledhur për të nderuar figurën dhe kontributin e tij artistik.

Mes të pranishmëve, fjalën e mori edhe vokalisti i grupit Minatori, Naser Gjinovci, i cili i pikëlluar kujtoi mikun e tij të ngushtë, Shemin, duke ndarë emocione të forta dhe kujtime personale: “E kam vështirë, sikur edhe ju. Mbrëmë isha në një intervistë në një televizion dhe gazetarja më pyeti a di diçka për Shemin. Thashë di gjithçka, një jetë të tërë e kam kaluar me të, edhe si komshi edhe si koleg në muzikë. Bashkë kemi bërë absolventiada, mbrëmje të maturës, humorin e përbashkët, gjithçka. Në fund të emisionit më tha se ka vdekur, thashë ‘nuk di’.

E thirra një mik tonin, në fund doli në fotografi, thashë: lajmet e këqija gjithmonë dalin të vërteta. Doli i vërtetë. U preka aq shumë, hyra në një dozë të madhe të mërzisë, vetëm fakti që u përmend vdekja, shuarja e tij”.

Gjinovci vlerësoi gjithashtu kontributin e jashtëzakonshëm të Shemsi Krasniqit në muzikën urbane të Prishtinës, duke theksuar se këngët e tij janë bërë pjesë e identitetit të qytetit.

Ai përmendi hitet e njohura “Merita” dhe “Moj Zogo”, për të cilat tha se “e kanë shtruar shtresën e asfaltit urban të Prishtinës”.

Në fjalën e tij, ai shtoi edhe një detaj personal për karakterin e Shemit: “Shemi nuk ka qenë alkoolist, por me Shemin e kemi pirë një cisternë çaj, e ka pasur shumë merak.

Ka qenë një personalitet, një njeri i rrallë. Një detaj po e përmendi, një prej karakteristikave, shenjë mbrojtëse identifikuese e Shemit është zëri i tij i vrazhdë. E mori kur i operoi bajamet, por ishte fat, sepse e fitoi një identitet në këndimin e ti”.

Mbledhja komemorative po zhvillohet në një atmosferë të ngarkuar emocionale, duke rikujtuar rolin dhe trashëgiminë që Shemsi Krasniqi ka lënë në historinë e muzikës shqiptare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...