U përkujtuan dëshmorët dhe martirët e Komunës së Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani”, është mbajtur Akademi Përkujtimore, me rastin e 18-të vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Lipjanit.
Qytetarë të shumtë të Lipjanit dhe fshatrave përreth kishin ardhur në këtë akademi për të nderuar të rënët, duke përkujtuar 18-të vjetorin e masakrave dhe terrorit të forcave serbe në Komunën e Lipjanit.

IMG_8893
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se sot po e rikujtojmë gjithë atë agresion pushtues famëkeq – serb, po e rikujtojmë flakën e viteve 98-99, vite të cilat mbajnë katrahurat tona të përjetimit, vite të cilat mbajnë përpjekjet tona shekullore e nacionale për liri dhe demokraci, njoftoi Komuna.
“Liria, ka emrin e vet tashmë, siç kishte çmimin e vet. Dëshmorët dhe martirët tanë nuk u pushtuan, ata vetëdijshëm u flijuan për ndërtimin e vendit tonë të lirë, sepse lirinë mjafton ta besosh, siç besuan ata fuqishëm me sakrificën e tyre për shtet –formim dhe shtet – ndërtim”, tha Kryetarit Ahmeti.

IMG_8918
Ai po ashtu tha se obligimi ynë i përbashkët është jo vetëm shënimi i përvjetorëve, por edhe përkushtimi, angazhimi konsistent, i përhershëm moral dhe institucional i punës me përgjegjësi për të realizuar amanetin, ënderren, idealin e gjithë dëshmorëve dhe martirëve tanë.
“Varrezat e deshmorëve dhe martirve ne Sllovi, Ribar të Vogël, Hallaq të Vogël dhe gjithë varrezat tjera në territorin e komunës tonë e me gjerë, atje ku pushojnë përjetësisht martirët e dëshmorët tanë, janë vendet e shenjëta për ne, janë vendet e shenjëta për qytetarët e komunës sonë e më gjerë”, ka shtuar kryetari Ahmeti.

IMG_8909
Fjalë rasti pati edhe përfaqësuesi i fshatit Ribar i Vogël, Nystret Kelmendi. Ai tha se dëshmorët dhe martirët, janë gurëthemeli i vendit tonë, kujtimi për ta, do të ruhet ndër breza.
Akademia është përmbyllur me një recital dhe dy këngë korale./LIMG_8900IMG_8952IMG_8904IMG_8960ipjaniNews.com/18010757_1483551938323280_676108984620415934_n

 

 

SHIKO MË SHUMË

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...