U nënshkrua memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit INTEGRA

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Valentin Hoxha, drejtor i Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus për implementimin e projektit “INTEGRA-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave, të rinjve dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”, njofton Komuna e Lipjanit.

Qëllimi i këtij Memorandum është që të sigurojë një kornizë bashkëpunimi ndërmjet palëve për zbatim sa më të suksesshëm të projektit, do të mbështeten të kthyerit dhe popullsia që konsiderohet e cenueshme, për një fillim të ri në vendin e tyre, duke ju mundësuar kështu, që përmes ngritjes së kapaciteteve punësimit dhe vetëpunësimit, do t’ju mundësoj atyre të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.

Financimi i Projektit bëhet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ndërsa realizohet përmes Preda Plus dhe WEntrepreneur dhe mbështetet nga ASB.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...