U mbajt mbledhja e 6-të e Kuvendit të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së gjashtë me radhë.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i Komunës Imri Ahmeti, drejtor të Drejtorateve, përfaqësues të shoqërisë civile, media etj.
Në fillim të kësaj seance, Kryetari Imri Ahmeti ka elaboruar raportin e punës për vitin 2017, ku dhe ka dhënë sqarime dhe informata shtesë për çështjet e ngritura nga ana e asambleistëve rreth këtij raporti.
Përgjatë kësaj mbledhje anëtarët e Kuvendit kanë shqyrtuar duke aprovuar këto pika të rendit të ditës si: Propozim Vendim për ndryshimin e titullarit të paluajtshmërisë P-7140904400846-10 nga P.Sh shkolla bujqësore Lipjan në P.Sh Kuvendi Komunal Lipjan për ndërtimit e tregut të gjelbërt, Propozim Vendim për dhënien e pelqim për ndryshimin e segmentit rrugor “Bejtush Gërbeshi”, në kuadër të zonës urbane lindore “ZUL-5”, në Lipjan, Propozim Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për taksat komunale 15Nr.011-17239 të datës 05.04.2016, Propozim Vendim për miratimin e planit të veprimit për transaprencë të Komunës, Propozim Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për fermer, Propozim Vendim për miratimin e nismës së bashkësisë së Frascineto nga Italia për binjakëzim ndërmjet Komunave të Italisë Civita dhe Frascineto me komunat e Republikës së Kosovës, Lipjanit dhe Fushë Kosovës, Propozim Vendim për autorizimin e kryetarit të Komunës për përfaqësimin e Komunës së Lipjanit mbi vendosjen e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar, ndërsa pika e fundit e cila ishte propozuar për diskutim dhe aprovim në këtë mbledhje rreth propozim Vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Llugaxhi u shty për mbledhjet e ardhshme të Kuvendit.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...