Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

PUBLIKUAR

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj.

Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen:

Postimi plotë nga Komuna e Lipjanit:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES ZOGAJ

Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Enver Zogaj.

E nderuara familje Zogaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Enver Zogajt, i cili gjatë shërbimit të tij në Stacionin Policor në Lipjan dha një kontribut të çmuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Ai njihej si një ndër zyrtarët policorë shembullorë të Lipjanit, duke dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve dhe institucionit që përfaqësonte.

Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zogaj, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Zoti e mëshiroftë!

Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...