Twitter merr një numër rekord kërkesash nga qeveri të ndryshme për të hequr postimet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Martin Berishaj përfundon deklaratën në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale të...

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Twitter ka thënë se disa qeveri kanë bërë kërkesa për të hequr përmbajtjen nga një numër rekord llogarish midis janarit dhe qershorit të vitit të kaluar, me 95 për qind të kërkesave që vijnë nga pesë vende.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, platforma e mediave sociale tha të martën se 43,387 kërkesa ligjore për heqjen e përmbajtjes nga 196,878 llogari janë bërë në gjashtë muajt e fundit, numri më i madh i kërkesave të tilla në një periudhë raportuese që kur filloi të publikonte raportet e transparencës në vitin 2012.

Shumica erdhën nga Japonia, e ndjekur nga Rusia, Turqia, India dhe Koreja e Jugut.

Faqja është e bllokuar në disa vende, duke përfshirë Kinën dhe Korenë e Veriut.

“Ne po përballemi me sfida të paprecedentë ndërsa qeveritë në mbarë botën përpiqen gjithnjë e më shumë të ndërhyjnë dhe të heqin përmbajtjen”, tha në një deklaratë Sinead McSweeney, zëvendëspresidente e politikave publike publike globale dhe filantropisë në Twitter.

“Ky kërcënim ndaj privatësisë dhe lirisë së shprehjes është një prirje thellësisht shqetësuese që kërkon vëmendjen tonë të plotë”.

Twitter tha se ose “ndaloi” qasjen në përmbajtje në vende të caktuara ose u kërkoi mbajtësve të llogarive të hiqnin disa ose të gjitha përmbajtjet e raportuara në përgjigje të 54 për qind të kërkesave ligjore globale në këtë periudhë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...