Tusk: T’i jepet fund “pakënaqësisë së përbashkët” ndaj emigracionit

PUBLIKUAR

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u ka bërë thirrje liderëve të BE-së t’i japin fund pakënaqësisë së tyre përpara bisedimeve që pritet të zhvillohen në qytetin austriak të Salzburgut, që synon arritjen e progresit në zgjidhjen e ngërçit mbi çështjen e migracionit.

“Nëse disa nga liderët duan të zgjidhin krizën dhe disa të tjerë duan ta përdorin atë, ajo do të mbetet e pazgjidhshme”, shkruan Tusk në letrën e tij të ftesës që i drejtohet liderëve të BE-së, për samitin që do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten.

“Unë shpresoj se në Salzburg do të jemi në gjendje t’i japim fund grindjeve reciproke dhe të kthehemi në një qasje konstruktive,” shtoi Tusk, përcjell Atsh.

“Nëpërmjet bashkëpunimit, BE-ja ka arritur të çojë fluksin e migrantëve në nivelet e para krizës,” theksoi presidenti i Këshillit Europian Tusk

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...