Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se vendet në union që bllokuan vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, kanë “turpëruar veten”.
Ai në këtë e ka përfshirë Gjermaninë, Hungarinë dhe Italinë.
Këto komente ai i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, shkruan Neës Sky, përcjell Klankosova.tv.
“Në këtë luftë gjithçka është reale: çmenduria dhe mizoria e Putinit, viktimat ukrainase, bombat që bien mbi Kiev. Vetëm sanksionet tuaja pretendohen. Ato qeveri të BE-së, të cilat bllokuan vendosjen e sanksioneve të ashpra (d.m.th. Gjermania, Hungaria dhe Italia) kanë turpëruar veten”, ka shkruar ai në Twitter.
Gjermania, në veçanti, thuhej se ishte në mëdyshje rreth bllokimit të Rusisë nga rrjeti i pagesave SWIFT.


