Turqia vazhdon t’ua mohojë ligjvënësve gjermanë vizitën te ushtarët gjermanë në Turqi

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë sot se nuk është e mundur që ligjvënësit gjermanë të lejohen tani t’i vizitojnë trupat gjermane të vendosura në bazën ajrore “Incirlik” në Turqi.

Ai, megjithatë, ka thënë se Ankaraja mund ta konsiderojë një gjë të tillë nëse sheh hapa pozitivë nga Berlini, transmeton Express.

Turqia ua ka ndaluar ligjvënësve gjermanë vizitat te gati 250 trupa gjermane të vendosur në bazën ajrore “Incirlik” si pjesë e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik (ISIS), duke thënë se Berlini për të ndodhur një gjë e tillë Berlini duhet së pari ta përmirësojë qëndrimin.

“Ne shohim se Gjermania po përkrah gjithçka që është kundër Turqisë,” ka thënë Cavusoglu në një konferencë për media në Ankara.

“Nën këto rrethana, nuk është e mundur për ne që t’i hapim dyert e bazës ‘Incirlik’ për ligjvënësit gjermanë tani…nëse ata ndërmarrin hapa pozitivë në të ardhmen, atëherë ne mund ta rikonsiderojmë këtë,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...