Turqia thotë se e ka nisur deportimin e luftëtarëve të huaj të ISIS-it

PUBLIKUAR

Turqia ka njoftuar se e ka nisur procesin e deportimit të luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik, të cilët ishte duke i mbajtur në paraburgim. Kjo politikë pritet të sjellë përçarje diplomatike me aleatët evropianë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ismail Çatakli, tha të hënën se një shtetas amerikan tashmë është riatdhesuar dhe shtatë shtetas gjermanë pritet të dërgohen në atdhe më 14 nëntor. Ai shtoi se autoritetet janë duke e përgatitur edhe deportimin e një irlandezi, 11 francezëve dhe tre danezëve.

Ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu, tha javën e kaluar se Ankaraja do ta fillojnë kthimin e militantëve të ISIS-it në vendet e tyre nga e hëna, edhe nëse atyre u është marrë e drejta e shtetësisë, duke shtuar se Turqia nuk është hotel për xhihadistët e huaj.

Sipas transmetuesit publik, Turqia ka planifikuar t’i deportojë rreth 2500 militantë, shumica prej të cilëve do të dërgohen në shtetet e Bashkimit Evropian, duke njoftuar se në 12 qendra të deportimit ndodhen 813 xhihadistë të dyshuar.

Ankaraja disa herë i ka kritikuar shtetet evropiane që kanë refuzuar t’i pranojnë shtetasit e tyre dhe që ua kanë marrë atyre të drejtën e shtetësisë.

Disa vende evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, ua kanë hequr shtetësinë luftëtarëve të dyshuar të ISIS-it në mënyrë që t’ua pamundësojnë kthimin në vendlindje, duke i shkaktuar probleme Turqisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...