Aeroplanët luftarakë të Turqisë i kanë goditur edhe sot caqet e militantëve kurdë në veri të Irakut, njofton ushtria turke.
Në një komunikatë, ushtria turke njoftoi se sulmet ajrore u kryen në rajonin Zap, i cili është emër turk për një lumë që rrjedh përgjatë kufirit turko-irakian dhe njihet në Irak si Zab, transmeton Express.
Në sulme u vranë gjashtë militantë për të cilët ushtria turke thotë se po përgatiteshin për një sulm.
Ndërkohë dje, aeroplanët luftarakë turq i bombarduan caqet kurde në Irak dhe Siri, duke vrarë rreth 70 militantë në shtetet fqinje, sipas ushtrisë turke.


