Turqia me ultimatum për dorëzimin e Gulenit, por kjo nuk ka gjasa të ndodh

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara mund prishen nëse Shtetet e Bashkuara nuk e ekstradojnë klerikun turk Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për puç të dështuar ushtarak.

Çavusoglu paralajmërimin e dha para udhëtimit në SHBA, ku me diplomatët amerikanë do të diskutojë për gjendjen e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve, transmeton Telegrafi.

Amerika ka bërë vazhdimisht të qartë se nga Turqia pret fakte konkrete për inkriminimin e Gulenit në Puç. Ndërkaq, ekspertët ligjorë kanë paralajmëruar se vet procesi i ekstradimit mund të zgjasë me vite.

Ministri i Jashtëm turk tha gjithashtu se Turqia është duke marrë parasysh largimin e disa ambasadorëve për të cilët dyshojnë se janë të lidhur me përpjekjen për grusht shtet. Ai shtoi se BE “nuk mund të kërcënojë Turqinë”.

“I mbrojmë vlerat evropiane. Zyrtarët evropianë shpesh thonë atë çfarë kanë në mendjen e tyre, por kur ajo bëhet kërcënim, atëherë është kundërproduktiv”, ka thënë Çavusoglu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur...

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Nika është shtyrë me kërkesë të vetë të...

Latifi: Mjetet publike s’janë të një partie politike, qytetari s’duhet të dënohet për mënyrën se si ka votuar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po i diskriminon...