Turqia me autobusë vetëm për gra, shkakton debat të madh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Autoritetet në një qytet të Turqisë kanë prezantuar autobusët me ngjyrë rozë të cilët do të jenë në shërbim vetëm të grave. Kjo është bërë me qëllim të mbrojtjes së grave nga përdhunimet, mirëpo një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga të gjithë.

Këta autobusë, në të cilët lejohen vetëm udhëtare gra, kanë filluar të qarkullojnë në qytetin Malatya. Burrat nuk lejohen të futen në këta autobusë.

E gratë e këtij qyteti kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me këtë ndryshim.

Disa nga to kanë pëlqyer këtë nismë, duke thënë që nuk dëshirojnë të jenë në ambiente të ngushta me meshkuj e të dëgjojnë bisedat vulgare e tyre, ndërsa të tjera kanë thënë që kjo është një fyerje për gratë.

Këta autobusë kanë ardhur pasi “vagonët rozë” u shfaqën në Bursa të Turqisë.

Kjo praktikë u nis në vitin 2012 nga një degë e grave konservative të partisë islamiste, ndërsa jetësimi i kësaj ideje për herë të parë u bë në vitin 2015 në provincën Urfa, shkruan Gazeta Metro.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...