Turqia lëshon fletarreste për 360 mbështetës të dyshuar të Gulenit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Prokurorët në Turqi kanë paraqitur fletarreste për 360 vetë, në një operacion në shënjestër të të cilit janë mbështetësit e dyshuar brenda ushtrisë, të klerikut turk me seli në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Në raport theksohet se 333 prej këtyre personave, që ballafaqohen me arrestim, në operacionin në Stamboll, janë ushtarë, ndërsa 216 prej tyre janë personel shërbyes.

Qeveria e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pretendon se Gulen dhe rrjeti i tij e kanë orkestruaar përpjekjen për grushtshtet vitin e kaluar. Zoti Gulen e ka hedhur poshtë këtë akuzë.

Oficerët e policisë së Stambollit po e vazhdojnë operacionin për zënien e të dyshuarve, raporton Anadolu.

Agjencia private e lajmeve, Dogan, ka raportuar se 7 prej atyre që kërkohen, janë pilotë.

Më se 50 mijë njerëz janë arrestuar në pritje të proceve gjyqësore për shkak të lidhjeve me Gulenin, ndërsa 150 mijë të tjerë, janë shkarkuar ose suspenduar nga puna në sektorin publik ose privat, prej puçit të dështuar të 15 korrikut të vitit të kaluar, në të cilin janë vrarë më se 250 njerëz.

Javën e kaluar, afro 700 vetë janë arrestuar në ndërlidhje me këto hetime.

Aleatët perëndimorë të Turqisë dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehuur shqetësim se Ankaraja po i shfrytëzon hetimet për goditjen e atyre që mendojnë ndryshe./REL/.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...