Turqia kritikon ashpër ShBA-të

PUBLIKUAR

Turqia i ka kritikuar ashpër Shtetet e Bashkuara për shkak të kritikave që ia ka bërë rolit të saj të vazhdueshëm në konfliktin në Siri.

 

Forcat turke kanë shenjëstruar Shtetin Islamik (ISIS) brenda Sirisë, por po ashtu u janë vërsulur luftëtarëve kurdë në të njëjtin rajon, njofton BBC, përcjell Express.

Luftimi i forcave kurde, të cilat Ankara i konsideron terroriste, ka ngjallur kritika nga ShBA.

Ankaraja e ka thirrur sot në një takim ambasadorin amerikane rreth komenteve që ministria e Jashtme turke i quajti “të papranueshme”.

Një zëdhënës ushtarak amerikan kishte thënë se shpresonte që në vend se Turqia t’iu qepet luftëtarëve kurdë, të gjitha palët e përfshira të ndalen se gjuajturi në drejtim të njëra-tjetrës dhe të fokuson në luftimin e ISIS-it.

“Turqia është një shtet i pavarur, është shtet i ligjshëm,” ka thënë ministri i Punëve të Bashkimit Evropian, duke përsëritur komentet e ministrisë së Jashtme turke.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....