Turqia i arreston 9 kolonelë në Qipro, dyshohen për lidhje me Gulenin

PUBLIKUAR

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu” raporton se nëntë kolonelë turq janë arrestuar sot në veri të Qipros, si pjesë e një hetimi ndaj lëvizjes së Fethullah Gulenit, e cila dyshohet se është përgjegjëse për puçin e dështuar të vitit të kaluar.

Kolonelët u arrestuan sot në kuadër të hetimit ndaj organizatës së Gulenit në Forcave Paqësore Turko-Qipriote dhe Komandës së Forcave të Sigurisë, që janë pjesë e Forcave të Armatosura të Turqisë, transmeton Express.

Ankaraja e akuzon klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, për orkestrimin e tentim puçit të dhunshëm dhe që nga ajo kohë ka nisur një spastrim të madh të ndjekësve të tij, duke i arrestuar 41.000 njerëz dhe duke i arrestuar i spastruar më shumë se 100.000 të tjerë nga vendet e punës në qeveri.

Dosido, Gulen i mohon akuzat, duke insistuar se ai nuk qëndron pas tentim puçit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...