Turqia e paralajmëron Amerikën

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë që t’i dëmtojnë marrëdhëniet me aleatin e vet në NATO, Turqinë, nëse vendos që t’i përfshijë forcat kurde në luftën për ta rimarrë Raqqan, kryeqytetin de fakto të Shtetit Islamik (ISIS).

Kështu ka thënë sot kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, transmeton Express.

Turqia dhe SHBA-ja janë në një mosmarrëveshje rreth planeve të SHBA-së për ta çliruar Raqqan, me Turqinë që po insiston se ushtria e saj dhe forcat aleate siriane duhet të nisin luftën dhe se kurdët sirianë të mbështetur nga SHBA-ja duhet të përjashtohen nga kjo.

“Nëse SHBA-ja i preferon organizatat terroriste para Turqisë në luftë kundër ISIS-it, do të ishte vendim i tyre, por kurrë s’do të ishte diçka me të cilën ne do të pajtoheshim,” ka thënë Yildirim për AP./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...