Turqia arreston 70 oficerë ushtarakë

PUBLIKUAR

Prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 70 oficerëve të ushtarisë, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon se qëndron prapa tentim grusht-shtetit më 2016.

Policia turke ka kryer operacione në 34 provinca në mbarë vendin, ka raportuar e përditshmja turke Milliyet, përcjell Reuters.

Thuhet se të dyshuarit janë vënë në shënjestër pas deklaratave të ushtarëve që janë arrestuar më parë. Zyrtarët ushtarakë të arrestuar në operacionet e fundit, thuhet se bëjnë pjesë në lëvizjen Hizmet (Shërbim) të Gulenit.

Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka thënë se autoritetet turke kanë arrestuar 160 mijë njerëz dhe kanë larguar nga puna pothuajse të njëjtin numër të nënpunësve civilë, pas puçit të dështuar të korrikut të vitit 2016./REL/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...