Tuchel: Këtij Chelsea duhet t’ia keni frikën të gjithë

PUBLIKUAR

Thomas Tuchel beson se Chelsea i tij cilësi për t’u bërë pretendent i mirëfilltë  për titull në Ligën e Kampionëve, duke thënë se askush nuk do të dëshironte të përballej me skuadrën e tij.

Hakim Ziyech dhe Emerson Palmieri shënuan për t’i ndihmuar Chelseat ta mposhtë 2:0 Atletico Madridin të mërkurën në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Stamford Bridge, transmeton Gazeta Express.

Të kaltrit e siguruar një vend në çerekfinale duke e rrëzuar liderin e La Ligës me rezultat të përgjithshëm 3:0 nga të dy ndeshjet.

Me këtë fitore, Tuchel e zgjati në 13 ecurinë pa humbje që prej se e mori drejtimin e Chelseat.

Duke e pritur shortin çerekfinal, Tuchel këmbëngul Chelsea nuk i frikësohet askujt në këtë garë.

“Më e rëndësishmja është që ne të ndiejmë se e meritojmë këtë. Lojtarët e mi luajnë me një lidhje të veçantë dhe paraqitjet dhe rezultatet si këto të japin përparësi për të arritur rezultate të veçanta”, tha Tuchel.

“Jam i sigurt se askush nuk dëshiron të përballet me ne. Është një sfidë shumë e vështirë që na pret tani sepse jemi në mesin e tetë më të mirëve”, shtoi ai./

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...