Tryezë për transparencë të subjekteve politike në Lipjan për zgjedhjet lokale 2017

PUBLIKUAR

Sot, organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të drejtat e Njeriut” YAHR-i ka organizuar një tryezë me të gjitha subjektet politike që veprojnë në Lipjan.

Sipas YAHR-së qëllimi i këtij takimi ishte që të ngritët transparenca e aktiviteteve , fuqizimi i grave dhe të rinjve brenda subjekteve politike, në prag të zgjedhjeve lokale që pritën të mbahen nga Shatori deri në Nëntor të këtij viti 2017. Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësuesit e subjekteve politike të PDK-së, AAK-së, AKR-së, PAI, Nisma, zyrtari i KKZ-së, përfaqësues të mediave dhe të Shoqërisë Civile.

Në fillim Bekim Krasniqi drejtor ekzekutiv i YAHR bëri prezantimin e një draft memorandumit për bashkëpunim në mes shoqërisë civile dhe subjekteve politike, dhe po ashtu prezantoi idenë për krijimin e një platforme interneti për zgjedhjet lokale 2017, ku do të prezantohen programet e partive politike. Hamzë Kadriu nga Komision Komunal Zgjedhor të Lipjanit, prezantoi në pika të shkurta lidhur me rregullat zgjedhor dhe afat të përcaktuara me ligj për fushatat e partive politike.

“YAHR-i ka bërë një hap shumë të mirë rreth idesë për platformë online për zgjedhjet lokale dhe memorandumi për ne si parti politike është i mirëseardhur, tani për tani ne kemi angazhim partiake dhe nuk kemi ndonjë fushat, këto takime janë takime rregulla përgjatë tërë vitit” theksoi në diskutimin e tij Lulzim Rrustemi nga PDK-ja.

Ndërsa, Blerim Gashi nga AKR-ja theksoi se “Jemi duke dhënë shumë rëndësi fuqizimit gruas brenda subjektit politik të AKR-së , ku kryetarja e forumit të gruas është edhe nënkryetarja e parë e degës së AKR-së në Lipjan”.

Ukë Kryeziu përfaqësues i AAK-së në Lipjan theksoi se:“ Organizata e Shoqërisë Civile të mos mbesin në relacionin në mes organizatës dhe partive politike por të ecin një hap më tutje që kontribuojnë që qytetarin ta bëjë aktiv”.

Në fund u arrit pajtueshmëri dhe përkrahje për organizatën YAHR lidhur me bashkëpunimin dhe krijimin e platformës për të ju ofruar mundësi qytetareve për tu njohur me programet e subjekteve politike dhe komunikimin e tyre të drejtpërdrejtë.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...