Trusti thotë se është vërshuar nga qytetarët, ka një njoftim për ta

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Pas deklaratave të ministres së Financave, Hykmete Bajramit, e cila në Pressing të T7 tha se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar pandemia, janë deklaruar edhe nga ky institucion, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, TRUST’i ka njoftuar se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për këtë çështje.

“Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.

Ky institucion ka apeluar te qytetarët që t’i shmangin vizitat në zyret e tyre, meqenëse siç thonë po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19.

“Ju lutemi, po ashtu, të shmangni vizitat në zyrat tona për çështjen e 10%-shit, pasi kështu po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, Bajrami, ka thënë se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve në mënyrë që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar kriza me pandeminë.

‘’Pandemia shkaktoi dëme të mëdha. Ne duhet të investojmë deri 2.5 miliardë nga buxheti. 70% e bizneseve do të subvencionohen. Po diskutojmë edhe me Trustin për të lejuar tërheqje deri në 10%.’’, ka thënë ajo.

‘’Trusti do të lejojë mundësinë që gjithkush të shkojë të tërheqë deri në 10% të kursimeve të tij.’’, shton tutje.

‘’Ideja themelore ka qenë që të tërhiqen 10%. Kjo nuk është shumë problematike për Trustin. E dini që Trusti ka investime. Por ajo mund t’i shesë obligacionet për një periudhë të shkrutë kohore. Krejt cka na duhet është një ndryshim i dy neneve që t’i lejojmë Trustit që të bëjë këtë. Tani jemi në konsultime me ekspertë nëse Qeveria do të rimbursojë brenda një periudhë të gjithë, apo vetëm disa. Këto do të bëhen me kategori. Ata që kanë 10 mijë do t’i rimbursojmë të gjitha. Ata që kanë mbi 10 mijë po mendojmë t’ju kthejmë 50%. Ndërsa ata që kanë mbi 20 mijë të kursyera, atëherë mund që të mos rimbursohen fare”, ka deklaruar Bajrami./Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...