Truri mund të tkurret nga stresi – ju e keni forcën ta ndalni këtë!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

“Çfarë nuk ju vret, ju bën më të fortë” është thënie e krijuar për t’ju motivuar, por kur bëhet fjalë për efektet e stresit në tru, kjo nuk është fare e vërtetë.

Faktikisht, stresi në plot kuptimin e fjalës mund t’ju vret, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni të stresuar shumicën e kohës, ju jeni aq të rrezikuar saqë truri edhe mund t’ju tkurret apo zvogëlohet.

Stresi është mik dhe armik

Stresi nuk është gjithmonë i keq. Faktikisht është shumë i rëndësishëm për ne kur na nevojitet të përqendrohemi më shumë dhe kur na nevojitet energji që të garojmë për diçka apo të flasim në publik.

Por, kur nivelet e stresit janë shumë të larta, siç ndodh kur jeni duke u fjalosur apo jeni lodhur nga puna, atëherë ai mund t’jua ndryshojë trurin në mënyrë të tmerrshme.

Stresi i tillë mund të rezultojë në dhimbje koke, probleme me stomak, shtypje të lartë të gjakut, dhimbje gjoksi dhe pagjumësi.

Sasitë e mëdha të stresit jua zvogëlojnë trurin

Një studim i vitit 2018, i publikuar në revistën “Neurology”, ka treguar se ata të cilët kanë nivele të larta të stresit kanë më pak pikë në teste të memories dhe truri i tyre faktikisht zvogëlohet.

Kjo tkurrje e trurit ndikon në pjesën e trurit që është përgjegjëse për memorien dhe mësimin, shkruan Bright Side.

Pra, rrjedhimisht, aq më shumë që keni stres, aq më shumë do të keni probleme me memorie dhe do ta keni më të vështirë të mësoni gjëra të reja.

Ky efekt mund të lidhet edhe me një rrezik më të lartë të demencës, por edhe të problemeve tjera mendore siç është depresioni.

Si ta kontrolloni nivelin e stresit

Lëvizeni trupin. Ushtrimet e rregullta fizike mund t’jua përmirësojnë memorien dhe t’jua mirëmbajnë shëndetin e trurit përgjatë viteve.

Ushtrimet lirojnë endorfine, të cilat janë përgjegjëse për ndjenjat pozitive në trup.

Bëni gjumë mjaftueshëm. Trupi shërohet dhe rikuperohet kur bëni gjumë.

Nëse keni mungesë gjumë, rriten rreziqet shëndetësore dhe kjo kontribuon në stres.

Qëndroni afër personave që i doni.

Sistemi i mirë mbështetës gjithmonë ndihmon në luftën kundër stresit.

Shoqërimi me miqtë dhe familjen prodhon ndjenja të mira të cilat e ulin ankthin.

Pushoni. Bëni joga ose meditim, masazh, ose çfarëdo tjetër që ju relakson.

Kujdes çfarë hani. Ushqimi mund të ndikojë në disponimin dhe nivelet tuaja të stresit.

Shujtat e shëndetshme dhe të rregullta, si dhe zvogëlimi i sasisë së kafeinës, ndihmojnë në zvogëlimin e stresit.

Disa thonë se stresi nuk duhet fajësuar

Dr. Sudha Seshadri ka paralajmëruar se ndonëse duket se ekziston një lidhje mes stresit dhe tkurrjes së trurit, ndoshta nuk është që stresi faktikisht e shkakton trurin të tkurret.

Studimi i ka përdorur nivelet e kortizolit për t’i matur nivelet e stresit sepse truri prodhon kortizol kur jemi të stresuar.

Sidoqoftë, kortizoli mund të prodhohet edhe nga inflamacioni.

Kështu, nivelet e kortizolit në studim mund të mos jenë shkaktuar 100 për qind nga stresi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...