Truri i femrës më së miri funksionon në këto kushte!

PUBLIKUAR

Shumica e femrave ankohen për shkak të të ftohtit, mirëpo megjithatë, nuk është pa arsye!

Hulumtimet kanë konstatuar që produktiviteti femëror mund të shtohet kur termostati të jetë i kurdisur në temperaturë më të lartë, thekson studimi i publikuar në revistën PLOS One, transmeton Telegrafi.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 500 femra dhe meshkuj, të cilët kanë bërë detyra të ndryshme në temperatura të ndryshme.

Testimi është bërë në temperatura prej 16, 19 deri në 32,57 shkallë Celsius.

Hulumtimet më të reja kanë konstatuar që shumica e zyrave moderne kanë sisteme të kontrollit klimatik, që janë kurdisur sipas metabolizmit të mashkullit mesatar, derisa temperatura ideale për femra është për 2 gradë e gjysmë Celsius më e ngrohtë.

Në temperatura më të larta femrat bëjnë më mirë matematikën dhe detyrat e natyrës verbale, derisa në temperatura më të ulëta të njëjtat detyra i bëjnë meshkujt.

Në hapësira më të ngrohta femrat kanë efektivitet dukshëm më të lartë, derisa në rastin e kundërt nuk ndodh ulje e dukshme e produktivitetit te meshkujt.

“Hulumtimi ynë sugjeron që kompanitë në të cilat punojnë dhe rrinë persona të të dy gjinive do të mund të punojnë nëse temperaturën do ta kurdisnin më të lartë se zakonisht”, theksohet në hulumtim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...