Trumpi pendohet, në bisedë telefonike me Presidentin kinez pajtohet për politikën e “një Kine”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Presidenti i Shtetet të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidenti kinez, Xi Jinping, kanë folur në telefon dhe Trumpi e siguroi Presidentin kinez se SHBA angazhohet për të respektuar politikën e “një Kine”, thuhet në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, raporton International Business Times.

“Presidenti Trump ka rënë dakord, me kërkesë të Presidentit Xi, për të respektuar politikën tone të “një Kine”. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të angazhohen në diskutime dhe negociata për çështje të ndryshme me interes të përbashkët. … Ata gjithashtu bënë ftesat për takime në vendet e tyre përkatëse. President Trump dhe Presidenti Xi i gëzohen përparimit për bisedime të mëtejshme me rezultate shumë të suksesshme “, thuhet në deklaratë duke e përshkruar thirrjen si të përzemërt.

Deklarata vjen në dritën e një raporti të fundit nga New York Times, që pretendonte se Shtëpia e Bardhë ka harruar faktin se Trumpi i kishte dërguar Xi një letër për shkak se ky i fundit nuk donte që të pranojë thirrjen e presidentit. Raporti tha se Xi ishte i dëshpëruar për shkak të thirrjes telefonike që Trumpi kishte me 14 nëntor me Presidenten tajvaneze, Tsai Ing-wen, pas fitores së tij zgjedhore, dhe shtohet se ishte hera e fundit kur të dy folën me telefon.

Për të ndihmuar në zbutjen e marrëdhënieve të vështira, këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael T. Flynn, thuhet se foli me zyrtarin e lartë kinez të politikës së jashtme, Yang Jiechi, të premten e kaluar ku ata vendosën në një premtim të paqartë për të “përforcuar shkëmbime të nivelit të lartë”.

Kina e konsedorn Tajvanin si një provincë të veten ndonëse ky vend praktikisht është i pavarur, me njohje të limituar ndërkombëtare prej vetëm 23 sheteteve nga 193 sa i ka OKB-ja./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...