Trump: Unë e kam fituar edhe votën popullore, por miliona njerëz votuan jashtëligjshëm (Foto)

PUBLIKUAR

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se nëse votat e miliona njerëz, për të cilët pohon se votuan jashtëligjshëm më 8 nëntor, do të zbriteshin, atëherë ai do të ishte fitues edhe i votës popullore, jo vetëm i kolegjit zgjedhor.

Republikani, i cili fitoi të gjitha votat e rëndësishme të kolegjit, nuk ofroi dëshmi për ta mbështetur pohimin rreth votës popullore, transmeton Express.

Demokratja Hillary Clinton i ka votuar rreth dy milionë vota popullore më shumë se Donald Trump.

Por, Trump fitoi më shumë se 270 vota elektorale të nevojshme për t’u bërë president i SHBA-së.

Ndërkohë, Trump ka shkruar në Twitter: “Përveç se kam fituar kolegjin elektoral me një lum votash, unë e kam fituar edhe votën popullore, nëse i zbresim votat e miliona njerëzve që votuan jashtëligjshëm.”/Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...