Trump thotë se takimi me presidentin meksikan do të ishte i kotë

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të enjten se një takim i tij me presidentin e Meksikës do të ishte i “pafrytshëm”, duke shtuar se një takim i planifikuar për javën e ardhshme është anuluar me pajtim të dyanshëm.

“Përveç nëse Meksika do t’i trajtojë Shtetet e Bashkuara drejt dhe me respekt, një takim i tillë do të ishte i pafrytshëm, dhe unë dua të ndjek një rrugë tjetër. Nuk kam zgjidhje tjetër”, ka thënë Trump, gjatë një takimi me anëtarë të partisë së tij në Filadelfia, transmeton Gazeta Express.

Trump ka folur pak orë pasi presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka bërë të ditur se ka vendosur ta anulojë vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë, për bisedime me Trumpin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...