Trump thotë se mediat po e përdorin rastin e pako-bombave kundër tij

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar mediat amerikane se po e përdorin rastin e të dyshuarit për dërgimin e 14 pakove shpërthyese , politikisht kundër tij.

Pak pasi Cesar Sayoc u arrestua në Florida pasi që dyshohej se ai kishte dërguar pako shpërthyese në adresat e disa personaliteteve më ndikim në politikën amerikane, Presidenti amerikan gjatë një tubimi në Charlotte, ka thënë se dhuna politike nuk duhet të tolerohet asnjëherë.

“Unë do të bëj gjithçka që të mundem për ta ndaluar atë”, ka thënë Trump, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo përpjekjet për t’i shuar përçarjet politike në SHBA u shuan shpejt pasi që Trump ka akuzuar sërish objektivat e tij të zakonshme siç janë mediat dhe kundërshtarët e tij demokratë.

“Ne jemi duke parë përpjekjet e medieve që po mundohen t’i përdorin veprimet e gabuara të një individi kundër meje dhe Partisë Republikane”, ka shtuar Trump.
Për t’u informuar më shumë rreth të dyshuarit për pakot shpërthyese, klikoni në linkun e mëposhtëm.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...