Trump thotë se Huawei mund të jetë pjesë e marrëveshjes tregtare me Kinën

PUBLIKUAR

President i SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se Huawei mund të jetë pjesë e një marrëveshje tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, pavarësisht se e ka cilësuar këtë kompani si “shumë të rrezikshme”.

Lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës është përshkallëzuar në javët e fundit me rritjen e taksave dhe kërcënimeve për më shumë veprime.

Washingtoni e ka vendosur Huawei në ‘listën e zezë’ tregtare, transmeton Klan Kosova.

SHBA insiston që Huawei rrezikon sigurinë kombëtare, derisa Pekini akuzon SHBA-të se e kanë “ngacmuar” kompaninë.

“Huawei është diçka që është shumë e rrezikshme. Ju e shihni se çfarë kanë bërë nga pikëpamja e sigurisë, nga një pikëpamje ushtarake. Shumë e rrezikshme”, u ka thënë Trump gazetarëve të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar, administrata Trump e ka shtuar Huawei – krijuesi i dytë më i madh në botë për smartphone – në listën e cila e ndalon kompaninë nga blerja e teknologjisë nga firmat amerikane, pa miratimin e qeverisë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...