Trump thotë se Gjermania i ka borxh shumë para SHBA-së

PUBLIKUAR

Presidenti Donald Trump ka thënë se Gjermania i ka borxh Nato-s “shuma të mëdha parash” dhe duhet ta paguajë SHBA-në më shumë për ta mbrojtur atë.

Ai e bëri këtë deklaratë në një seri postimesh në Twitter këtë mëngjes.

Trump, pasi doli një video ku ai shihet duke e injoruar zonjën Merkel, tha: “Pavarësisht asaj që keni dëgjuar nga LAJMET E RREJSHME, unë pata një takim të MREKULLUESHËM me Kancelaren Gjermane Angela Merkel”, transmeton Gazeta Express.

“Megjithatë, Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash Natos dhe SHBA duhet të paguhet më shumë për sigurinë e fuqishme, dhe shumë të shtrenjtë, që e ofron për Gjermaninë”, tha ai.

Para inaugurimit të tij, Trump kishte deklaruar se Nato është “vjetruar”, por që tani ai duket se ka ndryshuar qëndrimin e tij, duke iu thënë udhëheqësve evropianë se aleanca mbetet e një rëndësie strategjike.

Vetëm SHBA dhe katër anëtarë të tjerë të aleancës aktualisht plotësojnë standardin e shpenzimeve të aleancës, duke shpenzuar 2% të GDP-së në mbrojtje. Gjermania aktualisht shpenzon 1.23%, por kjo përqindje është duke u rritur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...