Trump: Të martën dhe mërkurën ua tregoj disa gjera që vetëm unë i di, askush tjetër

PUBLIKUAR

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha dje se ai di shumë gjera që njerëzit e tjerë nuk i dinë rreth ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke shtuar se këto imformacione do t’i bëjë të ditura të martën dhe mërkurën e ardhshme.

Duke folur para gazetarëve jashtë pronës së vet “Mar-a-Lago”, në Palm Beach, Florida, 70-vjeçari hodhi dyshim mbi raportet e FBI-së dhe CIA-së se Moska kishte ndërhyrë në zgjedhje presidenciale, transmeton Express.

“Thjesht dua që ata të jenë të sigurt, sepse kjo është nja akuzë serioze, dhe dua të të jenë të sigurt. Nëse i shikon armët e shkatërrimit në masë, ishte një fatkeqësi, dhe e kanë pasur gabim. Prandaj dua që ata të jenë të sigurt,” ka thënë Trump.

E New York Times e ka cituar Trumpin të ketë thënë: “Mendoj se është e padrejtë nëse s’e dinë. Unë di shumë rreth sulmeve kibernetike. Dhe këto sulme janë tepër të vështira për t’u dëshmuar. Prandaj mund ta ketë bërë dikush tjetër. Po ashtu, unë di gjera që njerëzit e tjerë nuk i dinë, për këtë atë nuk mund të jetë të sigurt rreth kësaj situate.”/Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...