Trump takon kryeministrin japonez përpara “takimit të pritur” me Kimin

PUBLIKUAR

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, do të takohen përpara një “takimi të pritur” midis Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

Trump dhe Abe biseduan në telefon dhe ndanë synimin e përbashkët: “çmontimin e plotë dhe të përhershëm të armëve bërthamore, kimike dhe biologjike të Koresë së Veriut, si dhe të raketave të saj balistike”, tha Shtëpia e Bardhë.

Thirrja u realizua në kohën e spekulimeve në rritje se Trump do të takojë Kimin më 12 qershor në Singapor. Javën e kaluar, Trump ka thënë se ky takim nuk do të zhvillohet, por një ditë më vonë ka lënë të kuptohet se ai edhe mund të ndodhë.

Japonia ka marrë qëndrim të ashpër kundër Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit ka lëshuar raketa balistike mbi territorin e saj. /REL/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...