Trump rithekson qëndrimin e tij të ashpër ndaj emigracionit

PUBLIKUAR

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ritheksoi qëndrimin e tij të ashpër për emigracionin, duke thënë se është “e turpshme” që një lojtar i futbollit profesionist humbi jetën në një aksident automobilistik për shkak të një guatemalasi, për të cilin policia tha se ndodhej ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, pasi ishte dëbuar dy herë, shkruan VOA.

Presidenti Trump e përdori vdekjen e së dielës në Indianapolis të lojtarit Edwin Jackson për të sulmuar ligjvënësit demokratë që janë në negociata me Shtëpinë e Bardhë lidhur me ndryshimet në politikat e emigracionit dhe për çështjen se si duhet të mbrohen më mirë dy milion emigrantë të rinj nga deportimi.

Kjo është vetëm njëra nga shumë tragjedi të tilla të parandalueshme,” tha Trump në Twitter rreth aksidentit, ku humbi jetën edhe shoferi i makinës ku ndodhej Jackson. “Ne duhet t’i bindim demokratët për t’u treguar të ashpër në çështjen e emigracionit paligjshëm”, shkruante ai.

We need a 21st century MERIT-BASED immigration system. Chain migration and the visa lottery are outdated programs that hurt our economic and national security. https://www.whitehouse.gov/articles/national-security-threats-chain-migration-visa-lottery-system/ 

National Security Threats—Chain Migration and the Visa Lottery System

Our current immigration system jeopardizes our national security and puts American communities at risk. That’s why President Donald J. Trump has repeatedly called for common sense, mainstream…

whitehouse.gov

Më vonë, ai komentoi “Ne kemi nevojë për një sistem imigrimi të shekullit 21 bazuar mbi meritën. Emigracioni zinxhir dhe lotaria e vizave janë programe të vjetëruara që dëmtojnë sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare”.

Ligjvënësit amerikanë kanë hedhur disa propozime për emigracionin, por nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për një çështje kaq komplekse, ashtu siç ka ndodhur për vite me rradhë në të kaluarën.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...