Trump rehaton në pozitë të lartë ish-kundërkandidatin e tij

PUBLIKUAR

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka emëruar ish-neurokirurgun Ben Carson për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Carson ishte një ndër rivalët e tij kryesorë në betejën për të marrë emërimin e Partisë Republikane gjatë fushatës së zgjedhjeve paraprake.

Carson u largua nga gara në muajin mars dhe pas kësaj mbështeti zotin Trump.

Presidenti i zgjedhur vazhdon punën për të ndërtuar kabinetin e ri, i cili duhet të miratohet nga Senati, ku republikanët do të kenë shumicën, transmeton voa.

Ai ende nuk ka emëruar një sekretar shteti, dhe kërkimi i kandidatit për këtë post është zgjeruar. Takimet e zotit Trump me katër kandidatët kryesorë nuk kanë rezultuar në një vendim.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...