Trump paralajmëron përmbysje të rezultateve javën e ardhshme

 Trump paralajmëron përmbysje të rezultateve javën e ardhshme

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se ende ka shpresë se i ka fituar zgjedhjet, ndonëse rezultati flet ndryshe. Ai ka thënë se do të fitojë dhe se rezultatet do të fillojnë të dalin javën e ardhshme.

“Do të fitojmë. Jemi duke bërë përparim të madh. Rezultatet fillojnë të dalin javën e ardhshme. Bëjeni Amerikën madhështore përsëri!”, shkroi ai në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, gjiganti i rrjeteve sociale postimeve të Trumpit ua ka bashkëngjitur linqet ku thuhet se Joe Biden pritet të jetë fitues i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke cituar agjencinë Reuters dhe shumë burime tjera.

LipjaniNews.com