Trump: Nuk duam luftë me Iranin, por SHBA është e gatshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk dëshiron luftë me Iranin, por në çdo rast SHBA është e gatshme me armë, avionë dhe raketa.

“Ne po shohim nëse Irani është prapa sulmeve në Arabinë Saudite. Unë nuk dua një luftë me Iranin, do të përpiqem ta shmang atë, por SHBA është e gatshme me armët, avionët, raketat dhe sistemet e tjera më të mira”, tha Donald Trump ndërsa po fliste me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Diplomacia nuk është ezauruar kurrë, deklaroi Trump i cili u pyet nga gazetarët nëse u kishte premtuar sauditëve se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë ata.

“Jo, nuk ua kam premtuar këtë sauditëve,” u përgjigj Presidenti Trump. “Duhet të ulemi me sauditët dhe të bëjmë diçka,” tha ai.

Presidenti njoftoi se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarë të tjerë amerikanë do të shkojnë në Arabinë Saudite. /oranews/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...