Trump ndryshon procesin për viza turistike në SHBA

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Urdhëresa e re, e nxjerrë pa ndonjë koment nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit, eliminon një seksion të urdhërit ekzekutiv të 2012 që parashikonte përshpejtimin e kohës për miratimin e vizave për turistë e vizitorë, përfshirë edhe vizat për studentë.

Urdhri i administratës Obama i kërkonte Departamentit të Shtetit të “garantojë që 80% e vizave jo për synime imigracioni të intervistohen brenda tre javësh pas dorëzimit të kërkesës”.

Urdhri i ri vjen pas disa muaj përpjekjesh nga administrata Trump për të ndryshuar disa politika në imigracion dhe për të vënë në zbatim masa të “kontrollit të rreptë”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha për Zërin e Amerikës se amendamenti “eliminon disa kërkesa arbitrare”. “Presidenti kërkon një proces vetingu të kujdesshëm, të saktë dhe jo të ngutur thjesht si rezultat i një afati kohor arbitrar,” tha zyrtari.

Kohët e fundit administrata Trump tha se procesi i vetingut të personit do të përfshinte analizën e komenteve në median sociale gjatë pesë vjetëve të fundit dhe informatat biografike të 15 vjetëve të fundit, gjë që nënkupton se punonjësit e konsullatës mund t’i kërkojnë aplikantit profilin e tij në Facebook si dhe një listë të të gjitha vendeve që ka vizituar brenda më shumë se 10 vjetësh. /VoA

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...