Trump: Migrantët trajtohen më mirë se veteranët e luftës

PUBLIKUAR

Migrantët e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, shpesh, trajtohen më mirë sesa veteranët ushtarakë, ka thënë kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump.

“Nuk do të lejojmë më një gjë të tillë”, ka thënë ai në një tubim në Uashington.

Trump nuk ka ofruar asnjë dëshmi për pohimin e tij.

Vitin e kaluar, ai ka shkaktuar zemërim, duke minuar historinë ushtarake të senatorit John McCain.

Trump ka thënë se McCain konsiderohet hero vetëm pse ka qenë i burgosur gjatë Luftës së Vietnamit, transmeton Evropa e Lirë.

Qysh atëherë, Trump, i cili nuk ka shërbyer kurrë në ushtri, ka bërë përpjekje të riparojë imazhin, duke nderuar shpesh veteranët dhe duke mbajtur ngjarje për mbledhjen e fondeve për ta.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...