Trump: Kur i mora kodet nukleare e kuptova…

PUBLIKUAR

Washington – Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë për ABC, ka komentuar marrjen e kodeve për lansimin e sulmeve nukleare.

Trump, në ditën e inaugurimit mori kodet me të cilat presidenti amerikan mund të nxjerrë një urdhër për të nisur një sulm bërthamor.

Në një intervistë me ABC, Trump tha se marrja e kodeve për të ishte “moment kthjellimi”, raporton Index.hr.

“Kur më shpjeguan se çfarë janë dhe se për çfarë lloj shkatërrimi flasim, për mua ishte një moment kthjellimi. Në një farë mënyre, kjo është shumë, shumë e frikshme”, tha ai.

“Por unë jam i sigurt që do të bëj gjënë e duhur, do të bëjë një punë të mirë. Por është ende shumë, shumë, shumë e frikshme”, shtoi ai. Trump duke u përgjigjur në pyetjen nëse fakti që ka qasje në kodet nukleare e lë pa gjumë gjithë natën. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...