Trump kritikohet nga partia për faljen e sherifit kontrovers

PUBLIKUAR

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan Paul Ryan, tha se nuk është dakord me faljen presidenciale që i dha Donald Trump ish sherifit të Arizonës Joe Arpaio, pas më pak se një muaji që ai ishte dënuar për mospërfillje të urdhërit të gjykatës, lidhur me një çështje që kishte të bënte me politikat me profil racor të departamentit të tij.

Ish-sherifi i distriktit Maricopa të Arizonës njihet për metodat e tij të rënda disiplinore ndaj të burogusrve, që kanë ngjallur debate.

Po ashtu kritika për këtë vendim të Presidentit shprehën edhe senatorët republikanë të Arizonës John McCain dhe Jeff Flake.

Kur ishte sherif i distriktit Maricopa të Arizonës, Joe Arpaio mbështeste masat e forta ndaj imigracionit të paligjshëm dhe muajin e kaluar ai u gjet fajtor për përbuzje ndaj gjykatës, ngaqë refuzoi të zbatonte një urdhër të gjykatësit të disktriktit për të mos lejuar ndalimin e makinave në trafik, me synimin për të identifikuar imigrantët e paligjshëm. /voa

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...