Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në të cilën presidenti amerikan e falënderon për urimin që Vuçiq-i i ka dërguar me rastin e marrjes së detyrës.
“Shtetet e Bashkuara çmojnë shumë lidhjet e saj të ngushta me Serbinë. Vlerat që i ndajmë janë të dukshme në marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë mbështetjen qëllimit të Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kjo do të ndihmojë në sigurimin e një të ardhme të begatë dhe të sigurtë për vendin tuaj dhe për Ballkanin Perëndimor. Përpjekjet e Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën janë poashtu dëshmi e asaj se si me aspirata të përbashkëta për paqe mund të tejkalohen edhe sfidat më të vështira.
I gëzohem bashkëpunimit tonë bilateral dhe punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta”, thuhet në letrën e Presidentit Trump drejtuar Vuçiq-it, raporton Gazeta Express.



