Trump i gatshëm të intervistohet nga Mueller

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është i gatshëm të intervistohet nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

“Do ta bëja, duke u betuar se do të them të vërtetën”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se intervista mund të bëhet “brenda dy ose tri javësh”.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë konstatuar se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhje, në favor të zgjedhjes së Trumpit president përballë rivales demokrate, Hillary Clinton.

Mueller dhe së paku tre komitete të Kongresit janë duke hetuar ndaras përfshirjen ruse në procesin zgjedhor.

Kremlini i ka mohuar akuzat dhe Trump vazhdimisht ka thënë se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis ekipit të tij dhe Rusisë. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...