Vendosja e tarifave nga ana e Trump të mirave që Bashkimi Evropian eksporton ka acaruar vendet e Evropës së tepërmi.
Para pak ditësh u raportua për një telefonatë të tensionuar mes të Trump dhe presidentit francez, ku burime të CNN e përshkruan telefonatën mes të dyve si të tensionuar, transmeton gazetametro.net
Hiç më pak e tensionuar nuk ka qene edhe biseda në telefon mes Trump dhe kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.
Raportohet se kryeministri kanadez e kishte kritikuar ashpër Trump’in për vendimin e tij për vendosje të tarifave ndaj hekurit dhe aluminit.
Ndërsa, Trump i ishte përgjigjur duke i thënë se a nuk ishin kanadezët ata që dogjën Shtëpinë e Bardhë.
Trump po përdorte për argument një referencë historike për të justifikuar veprimet e tij në këtë kohë. Më konkretisht, ai po i referohej luftës së vitit 1812. Për më tepër, Trump u gabua sepse nuk ishte Kanadaja por Britania ajo që kishte sulmuar Shtëpinë e Bardhë, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi në York të Ontarios.


